Gonxhja nxjerr 'fytyrën' politike të protestës: 'Protestuesja' që flet në emër të qytetarëve është në kryesinë e PD-së

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
2 Korrik, 17:23

Ministri Gonxhja ka denoncuar përpjekjen e rradhës së Partisë Demokratike për të vënë nën kthetra protestën qytetare që prej një muaji po mbledh qindra njerëz në bulevard për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe burgosjen e Sali Berishës.

Me tone ironie dhe sarkazme, Gonxhja mori shembullin e Eda Grimçit kryetare e PD së njësisë 9, e sapo zgjedhur në kryesinë e PD-së që merr pjesë gjithashtu në protesta si qytetare, ndërkohë që pas saj ka një axhendë të pastër politike që buron nga ajo që ministri e quan ‘opozita e Bufit të Kënetave dhe Moçaleve’ .

K.B/Shqiptarja.com