Greqi/ Alarm për bombë në Gjykatën e Lartë në Athinë (FOTO)

Forcat e policisë pranë ambienteve të gjykatës

1 / 5

Forcat e policisë pranë ambienteve të gjykatës

2 / 5

Forcat e policisë pranë ambienteve të gjykatës

3 / 5

Forcat e policisë pranë ambienteve të gjykatës

4 / 5

Forcat e policisë pranë ambienteve të gjykatës

5 / 5
31 Tetor 2018, 10:57

GREQI- Një alarm për bombë ka alarmuar Athinën mëngjesin e sotëm. Një telefonatë anonime në zyrat e medias greke Zougla.gr ka alarmuar autoritetet se një pajisje e telekomanduar me një sasi eksplozivi do të shpërthejë pranë ambienteve të Gjykatës së Lartë në rrugën Lukures në orën 11:38.

Mësohet se gjithë banorët që jetojnë pranë qendrës së Athinës janë evakuuar. Në vendngjarje ndodhet policia si edhe forcat xhenio, të cilët po punojnë për të gjetur lëndën e mundshme plasëse.

b.ha./Shqiptarja.com