Grintë dhe shumë kartona në Stamboll, por sfida Turqi-Shqipëri ende me porta të paprekura

Rasti i Manaj

1 / 8

Rasti i Manaj

2 / 8

Foto nga ndeshja

3 / 8

Foto nga ndeshja

4 / 8

Foto nga ndeshja

5 / 8

Foto nga ndeshja

6 / 8

Foto nga ndeshja

7 / 8

Foto nga ndeshja

8 / 8
11 Tetor 2019, 21:38

40 minutata e para të sfidës Turqi-Shqipëri ka qenë shumë të dylftuara. Kartona nga të dy krahët për ndërhyrja të gabuara por edhe për nerva të tepruara. Gjithsesi deri më tani rastet e rrezikshme kanë qenë pak dhe portat vijojnë të paprekura.

Në Stamboll ka startuar ndeshja mes Turqisë dhe Shqipërisë, e cila mund të konsiderohet edhe si sfida që duhet fituar me patjetër nga kuqezinjtë, pasi asnjë rezultat tjetër nuk bënë punë për kualifikimin.

Shqipëria luan shansin e fund ndaj Turqisë në Stamboll për të hedhur një hap para drejt kualifikimit në EURO 2020. Sfida në stadiumin Şükrü Saracoğlu është një finale pasi me një fitore kuqezinjtë rihapin në grup, ndërsa barazimi konsiderohet si humbje pasi është një hap zero kur në grup kanë mbetur dhe tre ndeshje ndërsa Turqia udhëheq grupin me Francën, 6 pikë para Shqipërisë.

Pak çaste para se të nisë ndeshja në Stamboll janë publikuar edhe formacionet zyrtare të Turqi-Shqipëri, ndeshja e vlefshmë për eliminatoret e Europianit Euro 2020. Trajneri i kuqezinjve Edy Reja ka suprizuar në minutat e fundit, duke zgjedhur që nga minuta e parë në krahun e djathtë të mbrojtjes të aktivizojë mbrojtësin Veseli, duke hequr Roshin.

Në mungesë të Hysajt pritej që në këtë pozicion të luante Odise Roshi ose Memolla, por tekniku italian ka patur një qasje tjetër. Në portë Thomas Strakosha ka fituar balotazhin me Berishën, ndërsa treshja e mbrojtjes do të jetë e përbërë nga Gjimshiti, Ismajli dhe Dermaku.

Në mesfushë aktivizohen Keidi Bare, kapiteni Memushaj dhe shkatërruesi Gjasula, ndërsa në krahun e majtë do të luajë Lenjani. Në sulm Sokol Cikalleshi do të mbështetet nga Rei Manaj.

Nga ana tjetër Turqia nuk kursehet duke hedhur gjithë ''armatimin e saj'' në fushë me lojtarë yje si Hakan Calhanoglu, Merih Demiral, Cenk Tosun të cilët luajnë me ekipe të niveleve të lartë në Evropë si Milan, Juventus dhe Everton. 

Tifozët dhe lojtarët kuqezinj nuk janë pritur ftohtë nga ata vendas, me fërshëllima ofenduese dhe pse konsiderohemi dy popuj ''vëllezër''. 

r.k./Shqiptarja.com