Një haker serb i quajtur, Neven Djenadija pretendon se ka hyrë në sistemin e ministrisë së Mbrojtjes Amerikan ku ka marrë qindra foto nga bombardimet e NATO-së ndaj Serbisë.
Hakeri serb me anë të një statusi në Facebook ka shpërndarë rreth 440 foto ku shihen trupat e NATO-s tekas veprojnë në Kosovë për largimin e trupave serb. Sipas Djenadija këto foto nuk janë publikuar kurrë më parë dhe se ka ndërhyrë në serverin e vjetër të Administratës amerikane derisa ishte duke u bërë bartja e të dhënave në serverin e ri, dhe deklaron se fotografitë janë të një cilësie shumë të lartë.
Në foto shfaqen edhe qyteti i Fieri dhe qeroporti i Rinasit, ku ky i funidt ishte kthyer në një nga bazat kryesore të natës në atë kohë.











