Hap dyert Qendra e Re Turistike e Valbonës, Rama: U shkund pluhuri i harresës (FOTO)

1 / 12
2 / 12
3 / 12
4 / 12
5 / 12
6 / 12
7 / 12
8 / 12
9 / 12
10 / 12
11 / 12
12 / 12
27 Shtator 2020, 09:01

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto të Qendrës së Re Turistike të Valbonës, e cila do të jetë në shërbim të turistëve në këtë vend.

Tropoja njihet për bukurinë e maleve dhe lumenjve të saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se në këto 7 vjet është shkundur pluhuri i harresës së turpshme të atyre që Tropojën e kanë shfrytëzuar veç për vota e luftra absurde politike.

"Mirëmëngjes dhe me Qendrën e Re Turistike të Valbonës, pjesë e programit të qendrave mikpritëse të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, e cila ka hapur dyert për turistët që të shijojnë mrekullitë e Tropojës së bukur, ku në këto 7 vjet kemi shkundur pluhurin e harresës së turpshme të atyre që Tropojën e kanë shfrytëzuar veç për vota e luftra absurde politike, ju uroj një të dielë të qetë", shkruan Rama.

b.ha./Shqiptarja.com