Në Kalanë e Tiranës është çelur mbrëmjen e së hënës ekspozita Hapësira që na rrethon, "Arti përmes vështrimit të të rinjve", një projekt i kuruar nga Artan Shabani, i mbështetur nga ISP Instituti i Politikave të Qëndrueshme dhe Ministria e Kulturës.
Në këtë ekspozitë marrin pjesë artistët Entela Ahmetliaj, Ardit Boriçi, Erolda Çela, Denis Golgota, Joan Kapo, Benard Lekgegaj, Ajet Halili, Albi Yzo, Edjola Mavriqi, Ersa Kana.
Koncepti kuratorial
Artit bashkëbisedon me një bashkësi njerëzish, që nxisin aftësinë për të menduar në mënyrë kritike dhe çmontojnë logjikat më konvencionale.
Në një vend aktualisht të dënuar nga pikëpamja kulturore nga rregullat e reja të jetës shoqërore, sot më shumë si asnjëherë parashtrojmë me një shenjë besimi projektin pamor të mbështetur nga ISP Instituti i Politikave te Qëndrueshme dhe MK - Ministria e Kulturës. - ekspozitën në grup ''Hapsira që na Rrethon''. planifikuar për zoom rooms - takim laborator dt. 4-5 maj - 2021 me pjesëmarrjen e dhjetë artistëve bashkëkohorë shqiptarë.












