Ministrja e Transportit dhe Insfrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky aks rrugor do të monitorohet me radarë dhe se do të ketë shumë forca policia që do të kryejnë kontrolle përgjatë rrugës. Ministrja tha se e gjithë rruga e cila është 30 km, përshkohet për jo më shumë se 20 minuta dhe se ka një pamjemjaft panoramik.
‘Janë vendosur të gjitha tabelat që tregojën limitet e shpejtësisë. Kemi kërkuar forca të shtuara nga policia rrugore për të pasur nën kontroll pikat ku ka rrezik aksidentesh. Bypassi do të monitorohet i gjithi me radar. Pikat e kantirëve ku punohet nuk do të ketë asnjë ndalesë puna do të vazhdojë. Gjithçka shkon sipas skedulës. Nga hyrja e Vlorës në këtë segment, nuk do jetë e nevojshme të kalojmë më në Radhimë apo në Vlorë, por do të hymë në rreth rrotullimin e Orikumit. Brenda këtij viti e kemi të mbaruar komplet. Kemi rreth 30 km dhe i kemi përshkruar sipas tabelave nuk shkon më shumë se 20 minuta. Ka një pamje panoramike.’- tha Balluku.
Kryeministri Edi Rama tha se hapja e bypass-it është një lajm i shumë pritur dhe se krijon një mundësi komplet ndryshe që të kalohet me lehtshmëri. Rama tha se ky udhëtim panoramik fut në klimën e pushimit çdo vizitor.
‘Lajmi i shumë pritur prej vitesh. Ka një mundësi komplet ndryshe nga çka qenë pasi kalohet me një lehtshmëri të madhe. Ky udhëtim panoramik që fut në klimën e pushimit çdo vizitor. Koha është shfrytëzuar në mënyrë shembullore.’- tha Rama.











