Harta e re gjyqësore dhe dosjet stivë/ Xhafaj rezerva për Llagamin, kryetarja e KLGJ-së: Na jepni 0.1% të buxhetit, mbështetja s'është efektive

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
7 Qershor 2024, 13:51

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami ishte sot në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për raportin vjetor të veprimtarisë së KLGJ-së dhe sistemit gjyqësor gjatë vitit 2023.

Në seancë u përball me kritika nga deputeti Fatmir Xhafaj i cili foli për vendimmarrje të vonuara nga KLGJ, mos marrje të masave për të eliminuar Çështjet e prapambetura (Backlog) ndërsa ngriti shqetësime për ngritjen e sistemit të integruar të menaxhimit të çështjeve.

Vetë Llagami në përgjigje tha se KLGj dhe sistemi i drejtësisë kishte shprehur gadishmërinë dhe ka punuar maksimalisht por nuk ka gjetur mbështetje efektive nga ana e pushtetit qëndror dhe atij lokal.

Llagami I kujtoi Xhafës se reformat nuk bëhen pa lekë ndërkohë që qeveria kishte vënë në dispozicion të qeverisë 0.1 % të buxhetit të shtetit

r.k./Shqiptarja.com