Hasani: Negociatat me Greqinë duhet t'i trajtojmë me kujdes, duhet punë tavoline, jo mikrofoni! Kemi nisur punën për organizimin e samitit të NATO-s në 2027

1 / 1
27 Dhjetor 2024, 12:27

Në takimin e fundvitit me përfaqësues të medias, ministri i Jashtëm, Igli Hasani deklaroi se negociatat me Greqinë, përfshirë çështjen e pensioneve dhe marrëveshjen e detit janë të shumëfishta dhe se çështjet e mbetura pezull po trajtohen me kujdes maksimal. Në takimin e fundvitit me përfaqësues të medias nënvizoi se objektiv është mbyllja e negociatave brenda vitit 2027.