Mediat italiane kanë publikuar foto të mjeteve të përdorura nga Taulant Toma brenda burgut të Operas për tu arratisur si dhe të gjithë skemës së ngritur prej tij.
Toma ka prerë hekurat e dritares dhe ka përdorur disa çarçafë të lidhur së bashku për të zbritur nga kati 3 deri në murin rrethues. Më pas aty shqiptari kishte improvizuar “shkallë” me shkopa fshese të lidhura njëri pas tjetrit për tu ngjitur në murin rrethues.
Taulant Toma është arratisur gjithashtu dhe 3 herë të tjera nga burgje të ndryshme duke sfiduar kështu sigurinë dhe autoritetet.











