Helikopterë dhe 1200 forca në sheshin ‘Nënë Tereza’, nis parada ushtarake në Tiranë

Parada ushtarake e NATO-s në Tiranë

1 / 6

Parada ushtarake e NATO-s në Tiranë

2 / 6

Parada ushtarake e NATO-s në Tiranë

3 / 6

Parada ushtarake e NATO-s në Tiranë

4 / 6

Parada ushtarake e NATO-s në Tiranë

5 / 6

Parada ushtarake e NATO-s në Tiranë

6 / 6
24 Shtator 2018, 11:33

Ditën e sotme në kryeqytetin shqiptar po zhvillohet parada ushtarake ku marrin pjesë rreth 1200 ushtarë nga Britania e Madhe, Kroacia, Kosova dhe Forcat e Armatosura shqiptare. I pranishëm në paradën që po zhvillohet në sheshin Nënë Tereza është edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Parada madhështore e “Albanian Lion 2018” ka sjellë zbarkimin në kryeqytetin shqiptar të shumë mjeteve ushtarake, helikopterëve dhe rreth 1200 ushtarëve.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku u shpreh se ‘Këto dy javë kanë qenë intensive, shpirt luftarak dhe niveli bashkëpunues. Jemi krenarë që FA ka treguar nivelin më të lartë të mundshëm duke mos u dalluar nga partnerët tanë’.

Ndërsa gjeneral majori britanik tha se ‘Shqipëria është një vend shumë i bukur. Shqipëria luan një rol kyç. “Albanian Lion 2018” është mundësi për grupin për dislokimin, për forcat e marinës për të kontribuar dhe vlerësuar gatishmërinë. Kjo është një përvojë për ushtarët e të dyja vendeve, në dy javët e shkuara, kemi pasur trupat të bashkuara në taktika të ndryshme me cilësi të lartë trajnimi’.

b.ha./Shqiptarja.com