I vihet tritoli gjatë natës makinë së prokurorit Albert Kuliçi në Vlorë

Makina e dëmtuar

1 / 10

Prokurori Albert Kuliçi në vendin e ngjarjes

2 / 10

Prokurori Albert Kuliçi në vendin e ngjarjes

3 / 10

Makina e dëmtuar

4 / 10

Albert Kuliçi

5 / 10

Foto nga vendi i ngjarjes dhe prokurori Albert Kuliçi në vendin e ngjarjes

6 / 10

Prokurori Albert Kuliçi në vendin e ngjarjes

7 / 10

Prokurori Albert Kuliçi në vendin e ngjarjes

8 / 10

Makina e dëmtuar

9 / 10

Makina e dëmtuar

10 / 10
21 Dhjetor 2019, 08:05

VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku i është vënë tritoli makinës së prokurorit të Gjykatës së Vlorës, Albert Kuliçi. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 2:50 të mëngjesit të sotëm në lagjen '28 nëntori' dhe në momentin e shpërthimit makina tip 'Golf 5 Plus' ka qenë e parkuar para një banesës së prokurorit. Pranë saj ka qenë edhe një makinë tjetër. Lënda plasës automjetit i është vënë në pjesën e përparme.Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar skenën e ngjarjes. Ndërkohë një grup hetimor po punon për zbardhje e plotë të kësaj ngjarje. Po ashtu në vendin e ngjarjes është parë edhe vetë prokurori Kuliçi i cili do të jap edhe dëshminë e tij rreth kësaj ngjarje.

r.k./Shqiptarja.com