Igumenicë/ Kapen dy ngarkesa me drogë në kufirin greko-shqiptar

Makinat ku po transportohej droga e kapur nga policia greke

1 / 9

Makinat ku po transportohej droga e kapur nga policia greke

2 / 9

Makinat ku po transportohej droga e kapur nga policia greke

3 / 9

Makinat ku po transportohej droga e kapur nga policia greke

4 / 9

Droga e sekuestruar nga policia greke

5 / 9

Droga e sekuestruar nga policia greke

6 / 9

Droga e sekuestruar nga policia greke

7 / 9

Makinat ku po transportohej droga e kapur nga policia greke

8 / 9

Makinat ku po transportohej droga e kapur nga policia greke

9 / 9
18 Gusht 2018, 16:14

Policia greke ka zhvilluar dy operacione anti-drogë në kufirin greko-shqiptar në Igumenicë ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme lende narkotike.

Operacioni i parë u zhvillua në Nea Selefkia, Igumenicë, ku u gjetën 42 pako me një sasi prej 144 kilogramë e 110 gramë marijuanë. Përveç drogës është gjetur edhe një automjet i braktisur që dyshohet se është vjedhur në 13 korrik 2018.

Operacioni i dytë u zhvillua në Kompoti, në Arte, ku u kap një tjetër automjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe brenda tij u gjetën 100 pako me një sasi rreth 102 kilogramë kanabis.

Policia ka arrestuar një shtetase greke, 52-vjeç, ndërkohë që është shpallur në kërkim pronari i makinës dhe po punohet për kapjen e trafikantëve që posedonin sasinë prej 144 kilogramë kanabis.

b.ha./Shqiptarja.com