Inaugurohet ambasada shqiptare në Ukrainë, pak javë pas hapjes u dëmtua nga sulmet me raketa ruse

1 / 3
2 / 3
3 / 3
18 Janar, 13:58

KIEV- Ministri  për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani e përfundoi vizitën e punës me inagurimin e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha

Ambasada, e hapur në fund të vitit 2024, pësoi dëme materiale pak javë më parë si pasojë e sulmeve me raketa ruse.

Ministri Hasani dhe homologu i tij, Sybiha theksoi gjatë ceremonisë se kjo ambasadë është jo vetëm një urë për bashkëpunimin afatgjatë midis dy vendeve, por edhe si një dëshmi për qëndrueshmërinë dhe angazhimin e përbashkët për një të ardhme në paqe e progres dhe të një Evrope të bashkuar, të fortë dhe të begatë.