Indonezi/ Rrëzohet në det aeroplani me 188 pasagjerë, ekipet e shpëtimit fillojnë kërkimet

Ekipet e shpëtimit fillojnë kërkimet në det

1 / 6

Modeli i avionit që u rrëzua sot në Indonezi

2 / 6

Fluturimi i avionit në radar

3 / 6

Disa sende të gjetura në det nga ekipet e shpëtimit

4 / 6

Disa sende të gjetura në det nga ekipet e shpëtimit

5 / 6

Modeli i avionit që u rrëzua sot në Indonezi

6 / 6
29 Tetor 2018, 09:36

INDONEZI- Një aeroplan me 188 persona në bord është rrëzuar në brigjet indoneziane, teksa sapo ishte ngritur nlarguar nga Xhakarta.

Sipas autoriteteve, aeroplani humbi kontaktin me kullën e kontrollit ajror 13 minuta pasi u ngrit në fluturim duke përfunduar në det.

Aeroplani kryente itinerarin Xhakarta-Sumatra, një fluturim që zgjaste më pak se një orë dhe po transportonte 178 të rritur dhe një fëmijë, përfshirë edhe dy pilotët e pesë anëtarët e ekuipazhit.

Shkaqet e rrëzimit dhe zhdukjes së tij janë ende të paqarta, ndërsa kanë filluar kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve dhe kutisë së zezë, e cila edhe do të zbulojë shkaqet e aksidentit.

Aeroplani është ndërtuar kohët e fundit, dhe ka rreth 800 orë fluturimi, ndërsa piloti dhe bashkëpiloti i tij kishin 11,000 orë fluturimi së bashku. Një Boeing-737 Max 8, mund të mbajë deri në 210 pasagjerë.