Instalacioni Tango Down 2 prezantohet në Bunk’art 1/ Artisti Helidon Gjergji vesh një dhomë me pasqyra

1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
13 Gusht 2019, 22:04

Artisti Helidon Gjergji shndërron në një sallë pasqyre të përhershme një nga dhomat e bunkerit anti-atomik Bunk’art 1 me Tango Down 2. Instalacioni me pasqyrat masive që krijojnë hapësira të pafundme, është inauguruar sot në prani të vetë artistit Helidon Gjergji. Teksa, duket sikur nëpërmjet kësaj vepre të gjitha kufizimet hapësinore zhduken, vizitorët mund të vënë re se si përshkrimet edhe titujt lojërave të ndryshme elektronike, të zhvilluara në kontekstin edhe konfliktin e Luftës së Ftohtë, veshin pasqyrat në të katërt anët e dhomës.

Gjatë cermonisë së inagurimit o pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, të cilët e cilësuan këtë vepër arti, jo vetëm një mënyrë të reflektuari mbi veprat e artit në kryeqytet, por edhe si një mundësi që prindrit të reflektojnë më shumë edhe mbi lojërat elektronike, që dita-ditës po rrëmbjenë edhe më shumë fëmijët pas vetes. 

Reflektimet edhe përsiatjet që ofrohen nëpërmjet këtij realiteti virtual të ofruar nga video-lojërat elektronike fuqizojnë përdoruesit e tyre, që të shkruajnë rrëfenjat e luftës. Ndërsa, dëshira e artistit të arteve pamore Helidon Gjergji është të konfrontojë audiencën, që hynë edhe del në dhomën e veshur me pasqyra me këta kufij realiteti. 

Tango Down e ka origjinën nga zhargoni ushtarak, ndërsa që prej vitit 2008, Tango Doën, është adoptuar nga lojërat elektronike, me tematikë lufte.

Tango Down fillimisht është krijuar për Project Biennial 3 për në hyrjen kryesore të tunelit antiatomik në D-O Ark Underground, kjo e fundit një strehë anti-atomike në Konjic, Bosnje dhe Hercegovinë. Ndërsa, në Bunk’Art 1 instalacioni do të jetë i përhershëm. 

Bunk’art 1, bunkeri anti-atomik i ndërtuar në Tiranë në vitet Luftës së Ftohtë është një mjedis i përsosur për të reflektuar mbi të shkuarën dhe kërcënimin nga konflikti bërthamor në të ardhmen. Bunk’Art 1 ndodhet në rrugën “Fadil Deliu” (pranë teleferikut) Tiranë.

b.ha./Shqiptarja.com