INSTAT: Popullsi rezidente në Shqipëri, 2 mln e 845 mijë e 955, në 1 vit pakësim me 16 mijë e 472 vetë

1 / 10
2 / 10
3 / 10
4 / 10
5 / 10
6 / 10
7 / 10
8 / 10
9 / 10
10 / 10
26 Mars 2020, 13:48

Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2020 rezulton në 2.845.955 banorë duke pësuar një rënie me 0,6 %, krahasuar me 1 Janarin e vitit 2019, njoftoi Instituti i Statistikave. Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2019, rezultoi në 2.862.427 banorë, pra në një vit popullsia rezidente e vendit është pakësuar me 16.472 vetë.

Gjatë vitit 2019, lindën 28.561 foshnja, duke pësuar një rënie prej 1,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2019 është 21.937 persona, duke patur një rritje prej 0,6 %, krahasuar me një vit më parë. Kështu, gjatë vitit 2019, shtesa natyrore e popullsisë është 6.624 banorë (Lindje-Vdekje), duke pësuar një rënie prej 7,1 %, krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, largimi i qytetarëve nga vendi sërish ka qenë faktor që ka ndikuar në pakësimin e rezidentëve. Gjatë nëj viti migracioni neto (raporti Imigrantë-Emigrantë) është -23.082 banorë, pra janë larguar mëse 23 mijë shqiptarë më shumë se sa janë kthyer.