Integrimi në BE, Rama takime në Bruksel me Borrell dhe Varhelyi (FOTO)

Edi Rama dhe Oliver Varhelyi

1 / 5

Edi Rama dhe Miroslav Lajçak

2 / 5

Joseph Borrell dhe Edi Rama

3 / 5

Liderët e Ballaknit në Bruksel

4 / 5

Edi Rama sot në Bruksel

5 / 5
18 Maj 2021, 23:14

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme në Bruksel me komisonerin për Zgjerim  Oliver Varhelyi dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ku është diskutuar e ardhmja integrues e Shqipërisë dhe e gjithë rajonit në BE. Takimet individuale u përmbyllë në fund me një dark pune në Bruksel ku liderët e Ballkanit Perëndimor së bashku me komisionerin Oliver Varhelyi dhe Joseph Borrell ishin të pranishëm, ku bisedimet u fokusuan në shpalljen e këtij viti si të Ballkanit Perëndimor për të ecur para me integrimin.

Në një postim në twitter edhe Joseph Borrell tha se priti në një takim informal 6 liderat e Ballkanit, mes të cilëve edhe Kryeministri Edi Rama, ku u fol për rëndësinë kyçe që Ballkanit Perëndimorë ka për vetë BE-në“Sot kam pritur 6 liderët e Ballkanit Perëndimor. Ky është një takim informal me liderët e Ballkanit. Takimi na jep mundësinë që të flasim më shumë për situatën në Ballkanin Perëndimor. Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi kyçe për vetë BE-në”, tha Borrell

b.ha./Shqiptarja.com