Investigimi/ Ja si Berisha i vendosi emrin 'Bashkim Gazidede' rrugës në Kamëz (DOKUMENTAT)

Propozimi i ish-kryetarit të Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu për t’i vendosur rrugës emrin e Bashkim Gazidedes

1 / 5

Vendimi i Këshillit Bashkiak që miraton propozimin e ish-kryetarit të Bashkisë Kamëz për t’i vendosur rrugës emrin e Bashkim Gazidedes

2 / 5

Lista me emrat e rrugëve

3 / 5

Përshkrimi që i bën gazeta e PD Bashkim Gazidedes

4 / 5

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu i SHIK Bashkim Gazidede

5 / 5
19 Qershor 2020, 12:34

Një rrugë në Bathore të Kamzës mban emrin e Bashkim Gazidedes, ish-kreut të SHIK-ut famëkeq 1992-1997, i cili përfaqëson faqen më të errët të historisë së pluralizmit shqiptar. Bashkim Gazidede njihet ndryshe edhe si ‘Gebelsi’ dhe dora e terrorit të Sali Berishës, gjatë viteve 1992-1997. Emri i tij lidhet me rrëmimet, torturat dhe zhdukjen e njerëzve, dhunimin e kundërshtarëve politikë të Berishës, reprezaljet, shtypjen e protestave, përndjekjet, djegien e gazetave kritike, sulmet fizike ndaj gazetarëve, planet për pushtimin e jugut të vendit, armatosjen dhe mobilizimin e militantëve të PD-së, fjalimet anti-amerikane në Parlament, përgjimet etj.

Megjithatë, emrin e Bashkim Gazidedes, i konsideruar nga PD si 'personalitet i shquar', e mban prej 12 vitesh një rrugë vetëm 9 km nga qendra e Tiranës. Pas skandalit fshihet vetë Sali Berisha, i cili edhe në këtë rast ka përdorur disa besnikë partie si ish-kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu dhe ish-prefektin e Tiranës Ruzhdi Keçi, të emëruar me dorën e tij.

b.ha./Shqiptarja.com