ELBASAN-Sonte në orën 20:45 në 'Elbasan Arena' kombëtarja shqiptare e futbollit do të presë ekipin e Islandës për ndeshjen e gjashtë të vlefshme për 'Euro 2020' në grupin H. Pas humbjes së thellë ndaj Francës, Shqipëria do të tentojë që të marrë pikët e plota me disa ndryshime në formacion, teksa kapiteni Mavraj është ulur në stol.
Në portë do të jetë Strakosha, më pas në mbrojtje Hysaj, që do të jetë kapiten, Ismajli, Gjimshiti, Dermaku dhe Lenjani. Në mesfushë do të luajnë Gjasula, Memushaj, Bare dhe Manaj, ndërsa Cikalleshi do të jetë i vetëm në sulm.












