Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti në sy të kalimtarëve, autori vendoset në pranga

1 / 10
2 / 10
3 / 10
4 / 10
5 / 10
6 / 10
7 / 10
8 / 10
9 / 10
10 / 10
14 Qershor, 22:21

Një grua shqiptare 45-vjeçare, Gentja Hudhra, është vrarë me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, në qendër të Tolentinos, përpara syve të kalimtarëve. Autori e kishte pritur në një stol pranë parkut ku ajo kalonte çdo ditë për në punë dhe, pas sulmit brutal, u ul sërish duke e parë teksa jepte shpirt. Viktima nuk kishte bërë denoncime të mëparshme, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

E.H/Shqiptarja.com