Policia e shtetit i refuzon lejen opozitës për protestën që do të mbaj më 5 mars para parlamentit dhe i kërkon të zgjedhin një tjetër vend për të protestuar.
Sipas përgjigjes së policisë së Tiranës siguruar nga ReportTv kreu i bluve të kryeqytetit i thotë sekretarit të përgjithshëm të PD, z.Gazment Bardhi të zgjedhin një tjetër vend pasi para parlamentit pengohen punimet e kuvendit si dhe cënohet siguria e deputetëve.
Por paçka refuzimit të lejes nga ana tjetër uniformat blu do të jenë të angazhuara si në protestën e 26 shkurtit ku mbi 1200 efektiv ishin të vendosur para parlamentit.
Gjatë asaj proteste nuk munguan përplasjet e protestuesve me policinë ndërsa pati dhe përplasje mes protestuesve dhe ministrit Klosi dhe deputetëve Paulin Sterkaj dhe Sadri Abazi.
Protestuesit u pozicionuan në të dyja hyrjet e parlamentit duke penguar hyrje daljet nga salla të deputetëve dhe ministrave që morën pjesë në seancë.
Ndërsa z.Bardhi i përgjigjet KAstriot Skënderajt se “Arsyet e dhëna nga ju, për të ndaluar tubimin janë të paligjshme dhe sajesa të ultë të policisë së shtetit që vepron në urdhra politik. Më tej Bardhi shton “Frikën e Edi Ramës, për tu përballur me qytetarët nuk do të shmangni dot me veprimet tuaja të paligjshme”.
Edhe pse zyrtarisht nuk është konfirmuar një seancë parlamentare për më datë 5 mars 2019 ndërsa punimet kuvendi zakonisht i zhvillon ditëve të enjte çka i bie dt.7 mars.











