Ja pritja ëmbël që i bëri Koreja e Jugut afganëve

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
27 Gusht 2021, 09:03

Mes lajmeve të trishta, për vdekjen e 90 personave dhe plagosjen e 150 të tjerëve pas sulmit në Kabul, pamje që reflektojnë paqe dhe siguri vijnë nga Koreja e Jugut.

“Ne do të ndajmë dhimbjen tuaj së bashku. Paçi një qëndrim sa më të rehatshëm.”, me këto fjalë në një pankartë të madhe të vendosur në aeroport, ka pritur Koreja e Jugut qindra afganët e evakuuar.

Në sytë e trembur të fëmijëve të vegjël, kishte rënë hija e paqes ata tashmë janë të sigurt...Në duar mbanin arushat e tyre, për t’i shtrënguar kur zhurma dhe kaosi i vendit ku lindën i frikësonte.

Puna për evakuimin e sa më shumë prej personave të ndodhur në aeroport në pritje me padurim për t’u larguar vazhdon.