Jahti i parë luksoz 'Made in Albania', pjesë e festivalit në Kanë të Francës

1 / 10
2 / 10
3 / 10
4 / 10
5 / 10
6 / 10
7 / 10
8 / 10
9 / 10
10 / 10
21 Tetor 2019, 14:36

Në Festivalin e Jahteve që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Kanë të Francës edhe Shqipëria do të ketë për herë të parë një jaht “Made in Albania”.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi. Anija e përdorur në marinën polake dhe që shërbeu në detin e Veriut dhe në detin Balltik si akullthyese, u gjet në Hollandë dhe u soll në Shqipëri nga një ekip arkitektësh dhe dezinjuesish italianë.

Projekti “Hibrid 1962” ka mundësuar ridizenjimin e formes dhe ristrukturimin nga ana inxhinierike të anijes së vjetër e të amortizuar me qëllim shndërrimin e saj në një jaht luksoz, elegant dhe modern.