Report Tv siguron foto nga kamerat e sigurisë brenda garazhit të kompleksit "Golden" në pronësi të ALtin Hajrit në Shijak, të cilat shfaqin të gjithë dinamikën e asaj që ka ndodhur me sjelljen në kompleks të Jan Prengës. Nga të gjitha hetimet e kryera deri më tani, por edhe nga se çfarë përmbajnë kamerat e sigurisë, 49-vjeçari i rrëmbyer më 17 janar 2020 në Kamëz, është sjellë i pajetë në kompleks me një Range Rover të bardhë, i cili rezulton i vjedhur nga një këngëtare tallavaje në zonën e Komabinatit, me targë të falsifikuar. Rreth orës 12:33, një orë pasi ka ndodhur pengmarrja në Kamëz, pesë persona që janë evidentuar në ambientet e bodrumit të kompleksit "Golden" sapo kanë mbërritur nga pengmarrja. Ata janë të maskuar dhe të armatosur, ndërsa i vetmi që nuk ka maskë, një burrë me bluzë të bardhë, dyshohet të jetë pikërisht Altin Hajri, i shpallur në kërkim nga policia. Ai dyshohet të mos ketë qenë pjesë e grupit të rrëmbyesve, por ka pritur mbërritjen e autorëve bashkë me Jan Prengën në resort. Të gjithë, kanë ndarë rolet dhe kanë bashkëpunuar më tej për të larguar trupin e pajetë të 49-vjeçarit nga kompleksi. Në bodrum shihen tre makina. Njëra është Range Rover, ku nga bagazhi është nxjerrë trupi i pajetë i Jan Prengës. Report Tv publikon vetëm disa foto të shkëputura nga kamerat e sigurisë në "Golden", sepse pamjet e plota filmike, janë realisht të rënda. Autorët, me gjakftohtësi, pasi e nxjerrin nga Range Rover e lënë trupin në tokë, ndërkohë që është gjysmë i zhveshur. Më tej, e fusin në disa qese plastmasi dhe e kalojnë në furgonin e bardhë, tek i cili ka edhe kazma e lopata. Trupi i Jan Prengës ka qëndruar brenda resortit përreth 8 orë, dhe vetëm në 20:30 të darkës, furgoni me trupin e pajetë ka dalë nga kompleksi "Golden" për t'u groposur në një vend ende të paditur nga policia.
Jan Prenga 8 orë brenda resortit, lëvizjet e 5 personave që i zhdukën trupin (FOTO)
Nje person mbi furgon, dyshohet punetor i kompleksit
1 / 5
Momenti kur marrin trupin e Jan Prenges per ta futur ne furgonin e bardhe
2 / 5
Autoret, te gjithe veshur me te zeza, te armatosur e maskuar, nderkohe me bluze te bardhe dyshohet Altin Hajri
3 / 5
Momenti kur autoret nderrojne rrobat qe kane pasur gjate rrembimit ne Kamez
4 / 5
Jan Prenga
5 / 5Fotogaleri të tjera
-
Shiu ‘paralizon’ vendin/ Uji 'pushton' Durrësin, pezullohet mësimi, evakuohen 180 banorë, 800 shtëpi të përmbytura!
-
Durrësi i përmbytur/ Ministri Vengu: 23 forca, 8 mjete të emergjencave civile dhe 7 motopompa në punë
-
Me pranga në duar dhe të rrethuar me policë, Maduro dhe gruaja transferohen nga burgu në gjykatën e Manhattanit
-
Aksi rrugor që lidh Shkodrën me Malin e Zi drejt përfundimit, lehtësi për vendasit dhe turistët
-
Festimet pas kapjes së Maduros, venezuelianët: Mund të shohim sërish dritë në fund të tunelit
-
Ja si u kap Maduro: Hyrja me forcë në dhomën e gjumit, hapat drejt bunkerit, bashkëshortja e palëvizur në shtrat! Forcave Delta i mjaftuan 46 sekonda
-
Rama ndan pamjet: Nisin punimet në Llixhat e Bënjës, kushte të reja për vizitorët
-
Lura e aksesueshme përmes rrugës së re turistike, Rama: Vijon puna për segmentin Lurë-Rrëshen
-
SHBA/ Festa e fundvitit në Mar-a-Lago, presidenti Donald Trump dhe Melania mahnisin me stilin
-
Viti i Ri 2026 ka mbërritur në të gjithë botën, me spektakle madhështore, masa të shtuara sigurie dhe momente përkujtimore
-
Magji fishekzjarrësh, nderim të viktimave dhe larje në det, viti i ri 2026 nëpër botë
-
Auron Tare: ‘Koleksioni i Paramithisë’
