Jan Prenga në vëzhgim prej kafes së mëngjesit me bashkëshorten deri kur u rrëmbye! /FOTO e 'kokës' së rrëmbyesve

Gentjan Doçi

1 / 6

Jan Prenga sapo hyn ne lokal i shoqeruar

2 / 6

Jan Prenga i ulur ne lokal i shoqeruar

3 / 6

Nje person jashte lokalit ku ndodhet Prenga i shoqeruar, dyshohet te kete monitoruar levizjet e tij

4 / 6

Momentet ne garazhin e kompleksit "Golden", kur personat mundohen te prishin kamerat e sigurise

5 / 6

Jan Prenga

6 / 6
18 Shkurt 2020, 11:25

TIRANË - Personat që e kanë rrëmbyer, dyshohet ta kenë vënë në vëzhgim Jan Prengën prej orëve të para të mëngjesit të datës 17 janar 2020, kur edhe e rrëmbyen në rrugën "London" në Kamëz. Jan Prenga, i shoqëruar, mëngjesin e 17 janarit, pak pas orës 07:00 ka shkuar të konsumojë një kafe në një lokal në zonën e Kamzës, teksa ishte i shoqëruar nga bashkëshortja.

Këto janë momentet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, të cilat prokuroria i ka në dorë. Ndërkohë, teksa Jan Prenga ulet në një tavolinë të lokalit, jashtë tij qëndron në këmbë një person, që për hetuesit, dyshohet të jetë një nga personat që ditën e rrëmbimit, të ketë vënë në vëzhgim dhe monitorim të gjitha lëvizjet e 49-vjeçarit, baba të 5 fëmijëve, për të gjetur momentin e duhur për ta, për ta rrëmbyer. Ky person në distancë, dyshohet të jetë pikërisht njeriu që ka raportuar tek pjesëtarët e tjerë të grupit, lëvizjet e Prengës.

Po sot, Shqiptarja.com publikon edhe foton e një prej personave më të kërkuar për këtë ngjarje të rëndë kriminale, që përfundoi me vrasjen e Jan Prengës nga grupi i pengmarrësve, dhe fshehjen e trupit, i cili ende nuk është gjetur nga policia. Ai është Gentjan Doçi nga Shkodra, që së bashku me Altin Hajrin, gjithashtu në kërkim, dyshohen të jenë urdhëruesit e pengmarrjes së shkuar keq të Jan Prengës.

b.ha./Shqiptarja.com