Jepnin lekë me fajde, policia i arreston dhe ju sekuestron makina e para ( FOTO )

Paratë që iu sekuestruan të arrestuarve në Shkodër

1 / 11

Paratë që iu sekuestruan të arrestuarve në Shkodër

2 / 11

Makinat që iu sekuestruan të arrestuarve në Shkodër

3 / 11

Aksioni i policisë në Shkodër

4 / 11

Makinat që iu sekuestruan të arrestuarve në Shkodër

5 / 11

Aksioni i policisë në Shkodër

6 / 11

Makinat që iu sekuestruan të arrestuarve në Shkodër

7 / 11

Aksioni i policisë në Shkodër

8 / 11

Aksioni i policisë në Shkodër

9 / 11

Aksioni i policisë në Shkodër

10 / 11

Aksioni i policisë në Shkodër

11 / 11
14 Mars 2019, 12:09

Ish-kancelarë gjykate, policë dhe noterë janë të përfshirë në një skemë të fajdeve të zbuluar nga hetimet e nisura prej 25 janarit të 2018-ës nga Prokuroria e Shkodrës në sajë të referimeve nga policia e këtij qarku. Në skemë është provuar se janë të përfshirë 22 persona, 11 prej tyre kanë rënë në pranga, katër janë shpallur në kërkim, ndërsa një polic dhe një notere (Valbona Hajdari) u pezulluan nga detyra.

Sipas hetimeve të prokurorisë, është vërtetuar përfshirja e këtij grupi personash në veprimtarinë e organizuar të dhënies së huasë, jashtë sistemit bankar, të shumave të konsiderueshme të të ardhurave monetare. Prokuroria sqaron se huatë në vlera të mëdha janë dhënë me interesa shumë të larta, që variojnë nga 3-20 % në javë nga ana e personave të implikuar.

Përmes kësaj skeme, të dyshuarit kanë përfituar pasuri të paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), automjete, prona për të cilat kishte kaluar pronësia në emër të të dyshuarve. Kjo, pasi kush nuk paguante borxhin, për 1 javë anëtarët e kësaj organizate kriminale, i merrnin makinat dhe pronat dhe i kalonin në emër të tyre.

Janë shpallur në kërkim një specialist i zonës në komisariatin e Shkodrës, Ergys Lohja, i cili njëherazi është pezulluar nga detyra, si dhe janë në kërkim E.M; J.A.; I.S.

Prokuroria thotë se me vendim të gjykatës është ushtruar kontroll në një numër të madh banesash, ku janë gjetur dhe sekuestruar një numër i madh automjetesh, vlera të konsiderueshme monetare, rreth 500.000 euro, aparate celularë dhe të tjera.