TIRANE-Arkitekti Maks Velo është shuar në moshën 84-vjeçare. Prej një muaj ai gjendej i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi vuante nga anemia e theksuar. Velo jetonte vetëm me motrën, për të cilën kujdesej, pasi ishte në pamundësi fizike.
Maks Velo (1935-2020) u lind në Paris. Por, gjithë jetën punoi në vendin e tij. Emri i tij shënohet në listën e artistëve që do të goditeshin më 1973, pas Pleniumit IV të Partisë së Punës. Një “dasmë gjaku” që filloi me “të ngremë lart frymën revolucionare dhe në art” dhe u mbyll me internime, burgime në tunele minerale, pushkatime, apo trauma të forta.Maks Velo, ishte arkitekt në profesion, në të njëjtën kohë piktor dhe artist, anëtar i ish- Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, pas shenjës së Plenumit, dënohet më 1978, sepse: vepra e tij “inspirohet nga Modigliani, Braque dhe Picasso, duke iu kundërvënë metodës së realizmit socialist”.












