Kafeneja më e bukur në botë...me një moshë 125-vjeçare

1/0
17 Dhjetor 2019, 16:09

Kafeneja më e bukur në botë ndodhet në kryeqytetin e Hungarisë, Budapestin.

Dekorimi  me stilin e Rilindasve italianë e me abazhurë që varen nga tavanet e lartë, të duket sikur ke udhëtuar në kohë.

Kafeneja është quajtur Nju Jork dhe është nga më të vjetrat në qytet me një moshë 125 vjeçare.

Në këtë vend njerëzit futen për më shumë se thjesht një kafe a një ëmbëlsirë, por shumë më shumë.

Ndërtesa ndodhet në bulevardin kryesor të qytetit dhe pret rreh 2 mijë klientë në ditët më të ngarkuara.

Emrin i është vënë që në vitin 1894, kur kompania e sigurimeve “New York Life Insurance” hapi një degë në qytet dhe vendosi që tek selia të hapet një kafene.

Edhe pse kafeja u soll në Hungari, gjatë pushtimit osman, kultura e kafeneve u krijua vetëm pas formimit të Austro-Hungarisë. 

Në këtë periudhë në Budapest janë hapur rreth 500 kafene të reja.