TIRANË- Në kalendarin e mjekëve që po përballojnë COVID-in janë hequr festat e fundjavat! Puna vijon si një ditë për ditë në dy spitalet COVID, për të përballuar "flamën botërore", siç mjeku Tritan Kalo zgjedh ta quajë!
Duke i siguruar të gjithë, se puna po bëhen me shumë përkushtim, ai u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID, por edhe të mos humbnin mirëbesimin ndaj punës dhe profesionalizmit të mjekëve.
Ai si jo pak herë, ka ironizuar edhe "protagonistët individual" të shfaqur në muajt e pandemisë.
"Kohë kovidiane….Fundjavë 5–6 Shtator 2020….Prej regjistrimit të rasteve të para të infektuara nga Sars-Cov2/Covid-19, në kalendarin e Mantelbardhëve e jo vetëm të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive/Covid-1 në QSUT “Nënë Tereza”, janë hequr fundjavat dhe ditët e Festave…..Një ekip që përparësi të tij ka Punën, Profesionalizmin dhe Përkushtimin, për t’i shërbyer mundësisht sa më mirë të sëmurëve të prekur nga kjo “flamë mbarëbotërore”…..












