Kamioni përplaset me Benz-in në Korçë, plagoset rëndë një person

1 / 10
2 / 10
3 / 10
4 / 10
5 / 10
6 / 10
7 / 10
8 / 10
9 / 10
10 / 10
16 Shtator 2019, 21:39

KORÇË- Një kamion është përplasur me një mjet tip 'Benz' mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Kashpticë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Belorta. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje.

 

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbuluar rrethanat e saj.

r.k./Shqiptarja.com