Kapen 333 kg kokainë e pastër në Itali, mes 'menaxherëve' të arrestuar edhe shqiptari me dy emra

1 / 7
2 / 7
3 / 7
4 / 7
5 / 7
6 / 7
7 / 7
13 Janar 2020, 13:28

Një sasi rekord kokaine është sekuestruar në Gjenova të Italisë, ku në pranga kanë rënë 4 persona mes tyre një shqiptar i cili përdorte dy emra. Sipas mediave italiane operacioni i zhvilluar nga Guardia di Finanza dhe autoritetet në Portin e Gjenovas kanë sekuestruar një sasi prej 333 kg kokainë e cila ishte fshehur mes disa pllakave graniti.

Operacioni, i koduar “Samba 2020”, lindi pasi “Guardia di Finanza” e Spezia-s, kontrolloi kontejnerin. Raportohet se falë analizave përmes pajisjeve skanuese, efektivët kanë zbuluar disa anomali dhe së bashku me doganierët, kanë hapur kontenierin. Brenda tij, u gjet sasia e drogës në 300 paketime, me një vlerë që përllogaritet rreth 100 milion euro.Droga vinte nga prazili ndërsa, mësohet si shqiptari është identifikuar si P.B.L, ndërsa sasia e drogës ishte e një cilësie shumë të pastër dhe nëse do të shitej në treg do të kapte një shumë prej 100 milion eurosh.  Mes të arrestuarëve është një kroat, një italian si dhe një brazilian.