Kapen 350 kg marijuanë në Maqedoni

Droga e sekuestruar

1 / 5

Vendi ku u fsheh droga

2 / 5

Vendi ku u fsheh droga

3 / 5

Droga

4 / 5

Droga e sekuestruar

5 / 5
29 Mars 2019, 15:10

Një sasi prej 350 kilogramë marijuanë u zbuluan nga policia maqedonase, në kufi, ndërsa lënda narkotike vinte nga Shqipëria.

Mediat maqedonase shkruajnë se, sasia e lëndës narkotike u kap nga Dogana e Maqedonisë së Veriut, në vendkalimin kufitar “Tabanoc”.

Policia zbuloi përafërsisht 350 kg marihuanë, të cilat ishin të fshehura në disa rafte transportuese. Nga Dogana e Maqedonise raportohet se droga vinte nga Shqipëria e destinuar për tregun Evropian. Një shtetas i Shqipërisë me inicialet B.F ka rënë në prangat e policisë.

r.k./Shqiptarja.com