Kapen 50 klandestinë sirianë në një gomone në Vjosë, po niseshin drejt Italisë (FOTO)

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
8 Janar 2021, 23:21

50 klandestinë sirianë janë ndaluar në afërsi të grykëderdhjen së Vjosës në fshatin Poro, të njësisë administrative Novoselë.

Sipas burimeve nga policia e Vlorës, në operacionin policor janë angazhuar FNSH, Delta Force dhe Policia Kufitare e Vlorës. Në zonë vijojnë kërkimet për mjete lundruese dhe persona të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale të trafikimit.

Sipas burimeve mësohet se policia e Vlorës ka pasur në përgjim një grup të strukturuar kriminal në fushën e trafikimit. Klandestinët aktualisht janë sjellë në portin e Vlorës, ku dhe do të merren në pyetje. Ende nuk ka informacion nëse ka shqiptar të shoqëruar.

Aktualisht 50 sirianët po sillen në Portin e Vlorës dhe më pas do të merren në pyetje.

r.k./Shqiptarja.com