Kapet 550 kilogramë drogë në Brindizi, dyshohet se vinte nga Shqipëria/ Në pranga dy skafistët

Policia italiane rrethon skafin

1 / 10

Policia italiane rrethon skafin

2 / 10

Droga ne skaf

3 / 10

Policia italiane shoqëron skafin me drogë

4 / 10

Droga ne skaf

5 / 10

Droga ne skaf

6 / 10

Droga e kapur ne skaf

7 / 10

Policia italiane rrethon skafin

8 / 10

Policia italiane ndjek skafin

9 / 10

Policia italiane rrethon skafin

10 / 10
2 Shtator 2018, 12:38

ITALI-Një operacion i Guardia di Finanza dhe policisë shqiptare është finalizuar me sekuestrimin e 550 kilogramëve marijuanë në Brindizi. Droga dyshohet se vinte nga Shqipëria. Në pranga kanë rënë dy skafistë, një 33-vjeçar italian me inicialet Ë.F dhe një shqiptar 29 vjeç, me inicialet V.B.  Nëse droga do hidhej në treg do kapte vlerën e 5 milionë eurove.

Njoftimi i policisë shqiptare

“Policia e Shtetit dhe forcat policore italiane në veçanti Guardia di Finanza e Pulias kane finalizuar nje tjeter operacion duke goditur tentativen per trafik narkotikesh drejt Italise.

Autoritetet arrestuan 2 trafikantet, nje shtetas italian me iniciale Ë.F. dhe shtetasi shqiptar me iniciale V.B.  Ne Brindizi u kap dhe sekuestrua skafi me te cilin u tentua te trafikohej droga, si dhe 550 kg marijuane.

Aktivizuar edhe ne kete rast bashkëpunimi tashmë i konsoliduar operativ dhe informativ me autoritetet e Policise shqiptare nëpërmjet nuklit të kufirit detar të Guardia di Finanza dhe zyrës së ndërlidhjes së Policisë shqiptare në Itali. Hetimet po vijojne ne te dy krahet e kufirit per te zbuluar persona te tjere te implikuar.”

Skafi ishte 6.5 metra dhe është sinjalizuar nga patrullimi i agjencisë Frontex, në zonën e ujërave ndërkombëtarë dhe po shkonte drejt brigjeve italiane. Në pjesën e galixhantit, nga mbingarkesa skafi ishte zhytur shumë poshtë, duke u pikasur menjëherë. Më pas, policia e ka arritur mjetin dhe i ka bërë thirrje të ndalojë. Trafikantët tentuan të arratiseshin në det, dhe rritën shpejtësinë, por pas ndjekjes nga Reparti Operativ Aeronaval, ata u arrestuan. Brenda 1 jave, policia italiane ka kapur dy gomone të mbushura me drogë që vinin nga Shqipëria. 

b.ha./Shqiptarja.com