Kapet gomonia me 500 kg kanabis në Itali, pranga dy skafistëve shqiptarë

Gomonia me droge e bllokuar nga policia italiane

1 / 7

Droga e bllokuar nga policia italiane

2 / 7

Gomonia me droge e bllokuar nga policia italiane

3 / 7

Gomonia me droge e bllokuar nga policia italiane

4 / 7

Gomonia me droge e bllokuar nga policia italiane

5 / 7

Gomonia qe u perdor per transportin droges

6 / 7

Operacioni i policise italiane per kapjen e gomones ne det te hapur

7 / 7
26 Mars 2018, 10:48

Një gomone me 500 kg kanabis është kapur në brigjet italiane orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Në prangat e policisë kanë rënë dy skafistët të cilët janë të dy shqiptarë të moshës 45 dhe 34 vjeç.  

Gomonia e nisur nga Shqipëria u kap në brigjet e Barit. Mjeti lundrues rreth 7 m i gjatë dhe me një motor prej 200 kuaj fuqi, u pikas në det të hapur në orët e para të mëngjesit, ndërsa menjëherë në det nisi operacioni për bllokimin e saj, ku u angazhuan një helikoter dhe një anije. 

Operacioni i koduar "Themis 2018" është kryer nga agjencia "Frontex" me ndihmën nga ajri dhe deti. Nëse droga do të dilte në treg do të kapte vlerën e 5 mln euro. Guardia di Finanza vijon hetimet për identifikimin e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali dhe më tej në Europë.