Kapet 0.5 kg kokainë, ndalohet miku i Lulzim Bashës

Në foto Lavdosh Demaj dhe kreu i PD, Lulzim Basha

1 / 4

Në foto Lavdosh Demaj dhe Luçiano Boçi

2 / 4

Në foto Lavdosh Demaj gjatë protestave të PD

3 / 4

Në foto sot nga Komisariati i Policisë Elbasan

4 / 4
12 Prill 2019, 16:40

Tetë persona janë ndaluar në Elbasan si pjesë e një grupi të strukturuar të trafikut të drogës, pasi gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan rreth 1 kg kokainë.

Report TV zbardh emrat e 6 prej të ndaluarve gjatë operacionit të zhvilluar këtë të premte nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Krimet e Rënda.

Të ndaluarit

Lavdosh Demaj i dënuar më parë për drogë
Agron Qafaj i dënuar më parë për grabitje dhe
Aurel Ferra
Skënder Pëllumbi
Edmond Bardhi
Nushi Salla

Burime nga policia bëjnë me dije se grupi shpërndante kokainë në Tiranë, Elbasan e Fier. Të njëjtat burime theksuan për Report TV se Lavdosh Demaj ka në pronësi një lokal në lagjen Shënkoll, ku edhe është bërë shkëmbimi i kokainës.

Po ashtu, nga verifikimet e kryera, bëhet e ditur se Demaj ka qenë i dënuar edhe më parë për trafik droge. Në të njëjtën kohë, policia ka shtrirë hetimet edhe në persona të tjerë të dyshuar si pjesë e trafikut të drogës, të cilët merreshin me shpërndarjen dhe shitjen e kokainës.

r.k./Shqiptarja.com