Prokuroria e Tiranës vendosi mos fillimin e hetimeve pasi mori një kallëzim nga dy kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës Spaho dhe Vasili ndaj kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit bëri një deklaratë për oficerin e policisë në arrati Emiliano Nuhu.
Padia ndaj kryeministrit dorëzuar një muaj më parë ishte “për kanosje për shkak të detyrës dhe për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës përfshi edhe një akuzë tjetër, kanosje për të mos kallëzuar”.
Prokurori kësaj çështje Ardian Braho, në përgjigjen drejtuar Edmond Spahos dhe Petrit Vasili thotë se “në analizën e të dhënave të kallëzimit penal si dhe nga këqyrja e veprimeve verifikuese arrimë në konkluzionin se në deklarimet e shtetasit Edi Rama në cilësinë e kryeministrit nuk konstatohen elementët e veprave penale “për kanosje për shkak të detyrës, për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës dhe të kanosje për të mos kallëzuar”.
Këtë përgjigje të prokurorisë përmes një statusi në Facebook Petrit Vasili e quan si një tjetër turp, “Prokuroria e blerë i mbyll çështjen Edi Ramës për kërcënimin ndaj E.Nuhut.
STATUSI I PETRIT VASILIT
Tjeter turp,Prokuroria e blere i mbyll ceshtjen Edi Rames per kercenimin ndaj E.Nuhut. Prokuroria e turpit i mbyll hetimin Edi Rames per kanosjen dhe kercenimin e eger publik ndaj oficerit Emiljano Nuhu. Prokuroria ka iluzionin e genjeshtert se nuk do te jape llogari deri ne nje,kolektivisht dhe ne menyre individuale, per kete standart te poshter te saj, qe nga njera ane i mbyll cdo veper penale kryeministrit dhe nga ana tjeter fut ne burg qytetaret se protestojne per prishjen e padrejte shtepive nga qeveria. Ja dokumenti qe provon se prokuroria eshte blere nga kryeministri koke e kembe dhe eshte kthyer ne nje pece kembesh e kryeministrit
d.ba.











