Moti i keq në Vlorë/ Era rrëzon shtyllat elektrike, mbeten pa energji Dukati e Tragjasi (FOTO)

1 / 4
2 / 4
3 / 4
4 / 4
12 Nëntor 2019, 13:12

Moti i keq ka shkaktuar problem të konsiderueshme në Vlorë. Si pasojë e erës së fortë janë dëmtuar disa shtylla elektrike duke jashtë përdorimit fidrin R1 të nënstacionit të Radhimës. Si pasojë e këtij dëmi kanë mbetur pa energji elektrike zonat Dukat, Tragjas e Llogara.

Ndërkohë OSHEE në Vlorë njofton se për të rregulluar këtë problem ka ngritur një grup pune të cilët edhe pse në kushte të pafavorshme po punojnë për të rikthyer energjinë.

Po ashtu për shkak të stuhisë me shi dhe erë të fortë aksi rrugor në Llogara është i pakalueshëm. Kjo ka ardhur si pasojë e rrëzimit të pemëve mbi rrugë. Ndërkohë policia Rrugore ka njoftuar se po punohet për pastrimin e këtij aksi rrugor, ndërsa ka bërë apel që derisa situata të vihet nën kontroll të shmanget aksi në fjalë në të dy krahët.