Koleksioni i 300 objekteve shqiptare në Muzeun Etnografik të Budapestit, në qershor në Tiranë

1 / 14
2 / 14
3 / 14
4 / 14
5 / 14
6 / 14
7 / 14
8 / 14
9 / 14
10 / 14
11 / 14
12 / 14
13 / 14
14 / 14
22 Janar, 20:56

Rreth 300 objekte si bizhuteri dhe veshje shqiptare që ndodhen në Muzeun Etnografik të Budapestit, Hungari, të cilat i janë shitur dikur këtij muzeu nga një tregtar me emrin Paolo Lazza, do të ekspozohen në qershor të këtij viti në Shqipëri.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ndau edhe fotografi nga këto objekte, duke i cilësuar një pasuri kulturore të jashtëzakonshme.

“Këto objekte i janë shitur muzeut në Budapest nga Palokë Laca në shek.XX, një personazh që po rilind në dritën e hulumtimeve të thella dhe bashkëpunimit mes Muzeut Marubi dhe muzeologëve hungarezë”, tha Rama.