Prej fillimit të muajit Korrik, kometa Neowise ka tërhequr vëmendjen botërore ndërsa është fotografuar në shumë shtete në Hemisferën Veriore ku është e dukshme aktualisht.
Përmes fotove të shkrepura nga gazetari dhe fotoreporteri i Report TV Antonio Çakshiri ju tregojmë se si duket kometa nga Shqipëria. Fotot të realizuara mbrëmjen e të dielës nga bregdeti i Golemit dhe nga autostrada Tiranë - Durrës. (Shikoni fotogalerinë e mësipërme)
Kometa mund të shikohet me sy të lirë, ndonëse më e zbehtë, në drejtimin Veri-Perëndim, rreth 1 orë pas perëndimit të Diellit deri rreth mesnatës në horizont.
Afrimi i kometës Neowise me Tokën u zbulua nga astronomët më 27 Mars 2020 ndërsa distanca më e afërt do të jetë në 23 korrik, më pas ndriçimi i kometës do të filloj të venitet teksa ajo i largohet Tokës. Sipas astronomëve periudha e orbitimit të kësaj komete në Sistemin Diellor është rreth 6 mijë e 766 vjet dhe vetëm pas kaq vitesh do të jetë sërish e dukshme në qiellin e natës.
Kometa Neowise ndodhet në një distancë të sigurt me Tokën prej 103 milion kilometrash larg ndërsa ajo është kometa më e shndritshme që mund të shihet më sy të lirë pas kometës "Hale-Bopp" në vitin 1997. Afrimi i radhës i kësaj të fundit do të ndodhë më 28 korrik të vitit 2061.