Konfrontim mes banorëve të Unazës së Re dhe Policisë, shoqërohet Klevis Balliu (FOTO)

1 / 23
2 / 23
3 / 23
4 / 23
5 / 23
6 / 23
7 / 23
8 / 23
9 / 23
10 / 23
11 / 23
12 / 23
13 / 23
14 / 23
15 / 23
16 / 23
17 / 23
18 / 23
19 / 23
20 / 23
21 / 23
22 / 23
23 / 23
7 Maj 2019, 11:55

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është shoqëruar nga policia pasi së bashku me disa banorë të Astirit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve tek Unaza e Re. Kjo protestë ka ardhur për shkak se banorët e Astirit janë njoftuar se kryeministri Rama do të kalonte nga kjo rrugë për të shkuar në një aktivitet tek fabrika e miellit.

Së bashku me Balliun janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë që ishin të pranishëm në këtë protestë. Balliu u konfrontua më parë me forcat e 'Shqiponjave' dhe më pas erdhi edhe shoqërimi i tij.

 Kutjojmë se banorët e Astirit prej kohësh janë në protetsë për të kundërshtuar prishjen e banesave të tyre që preken nga zgjerimi i Unazës së Re.

Por ndryshe nga ditët e tjera ku protestat zhvilloheshin në mbrëmje, ditën e sotme protesta dhe bllokimi i rrugës ka ardhur në një moment që fluksi i qarkullimit të automjeteve është i lartë.

Ndërkohë për të bërë të mundur rihapjen e rrugës kanë ndërhyrë grupi i gatshëm 'RENEA' dhe 'Shqiponja-t'.  Ndërsa për sa i përket bllokimit të rrugës kodit ligjor parashikon deri në 3 vite burg.

r.k./Shqiptarja.com