‘Kontakt’ e Bektashit në Drilon nuk ka leje për pallatet! Ortaku i Malltezit vijon rezervimet 1000 euro për projektin vetëm në letër

Projekti gjigand në Tushemisht ngjitur me parkun

1 / 4

Foto me dron nga hapësira ku parashikohet të ndërtohen kullat

2 / 4

Foto me dron nga hapësira ku parashikohet të ndërtohen kullat

3 / 4

Përgjigjja zyrtare e AZHT

4 / 4
19 Prill 2025, 16:05

Firma “Kontakt” e Fatmir Bektashit, vijon prej javësh të reklamojë dhe të rezervojë në Drilon të Pogradecit hapësira me 1000 euro, në një projekt që është vetëm në letër. Sipas Këshillit Kombëtar i Territorit dhe Ujit ortaku i Malltezit i pandehur tek afera “Partizani” nuk ka leje ndërtimi. AZHT në një përgjigje për Report Tv thotë se aplikimi mund të refuzohet nëse nuk plotësohen kushtet ligjore.

E.H/Shqiptarja.com