Report TV në Qytet Studenti, kushtet e konvikteve edhe këtë vit në gjendje jo të mirë (FOTO)

Një nga dhomat në godinat e Qytet Studenti

1 / 19

Një nga godinat e Qytet Studenti

2 / 19

Një nga banjot në godinat e Qytet Studenti

3 / 19

Një nga dhomat në godinat e Qytet Studenti

4 / 19

Një nga godinat e Qytet Studenti

5 / 19

Një nga dhomat në godinat e Qytet Studenti

6 / 19

Një nga banjot në godinat e Qytet Studenti

7 / 19

Një nga banjot në godinat e Qytet Studenti

8 / 19

Një nga godinat e Qytet Studenti

9 / 19

Një nga dhomat në godinat e Qytet Studenti

10 / 19

Një nga godinat e Qytet Studenti

11 / 19

Një nga banjot në godinat e Qytet Studenti

12 / 19

Një nga banjot në godinat e Qytet Studenti

13 / 19

Një nga godinat e Qytet Studenti

14 / 19

Qytet Studenti

15 / 19

Një nga godinat e Qytet Studenti

16 / 19

Një nga godinat e Qytet Studenti

17 / 19

Një nga godinat e Qytet Studenti

18 / 19

Një nga godinat e Qytet Studenti

19 / 19
31 Tetor 2018, 14:57

Godinat e konvikteve në Qytet Studenti vazhdojnë të jenë në kushte të mjerueshme.  Edhe këtë vit rreth 5 mijë studentë kanë zgjedhur të jetojnë në konvikt gjatë studimeve në kryeqytet, dhe si pranojnë disa prej tyre, arsyeja kryesore është çmimi i ulët që paguajnë në krahasim me shtëpitë me qera. 

Pagesa totale për një student është 4.500 lekë në muaj, ku përfshihen uji dhe drita, elementë që nuk justifikojnë aspak kushtet e këqija të godinave. 

Studentët që zgjedhin të jetojnë në konvikt, janë të detyruar të ndajnë dhomën me dy persona të tjerë, pa njohje paraprake. 3 studentë, brenda 4 mureve janë të detyruar të kryejnë shumë shërbime; të gatuajnë, të lajnë rrobat dhe të studiojnë.

Ngrohja në këto godina mungon. Studentët janë të detyruar që me fërnellën që sigurojnë ngrohjen edhe të gatuajnë. 

Ndërsa kushtet në banjot e godinave janë një tjetër problem shqetësues. Përveç mungesës së higjienës, ka dhe mungesë të ujit, i cili sigurohet me fuci të mëdha që qëndrojnë jashtë banjove. 

Të shumtë janë dhe studentët që refuzojnë të përgjigjen për kushtet në të cilat jetojnë, ndërsa disa të tjerë pranojnë me hezitim që kushtet janë të mira.

b.ha./Shqiptarja.com