Korçë/ E dashuruar me lulet, 80-vjeçarja kthen oborrin e pallatit në lulishte/FOTO

Lulishtja e Kimetes para pallatit

1 / 18

Lulishtja e Kimetes para pallatit

2 / 18

Lulishtja e Kimetes para pallatit

3 / 18

Kimetja me bashkëshortin

4 / 18

Lulishtja e Kimetes para pallatit

5 / 18

Lulishtja e Kimetes para pallatit

6 / 18

Lulishtja e Kimetes para pallatit

7 / 18

Kimetja te lulishtja e saj para pallatit

8 / 18

Lulishtja e Kimetes para pallatit

9 / 18

Lulishtja e Kimetes para pallatit

10 / 18

Lulishtja e Kimetes para pallatit

11 / 18

Lulishtja e Kimetes para pallatit

12 / 18

Lulishtja e Kimetes para pallatit

13 / 18

Kimetja te lulishtja e saj para pallatit

14 / 18

Lulishtja e Kimetes para pallatit

15 / 18

Lulishtja e Kimetes para pallatit

16 / 18

Lulishtja e Kimetes para pallatit

17 / 18

Kimetja te lulishtja e saj para pallatit

18 / 18
23 Gusht 2018, 19:53

Pasionet e njerëzve janë nga më të ndryshmet. Por një 80 vjeçare nga Kosova duket se i tejkalon pritshmëritë e kujtdo. Kimete Bylykbashi është personazhi i vecantë që ‘Report Tv’ ka vendosur të nxjerrë në pah, duke treguar historinë që ajo ka. E moshuara me origjinë nga Suhareka e Kosovës, prej vitesh jeton në qytetin e Korçës. Në jetën e saj ajo ka hasur shumë vështirësi por që e kanë bërë edhe më të fortë. Pasioni i veçantë që ajo ka, janë lulet.

80 vjeçarja ka krijuar e vetme një lulishte të vogël në lagjen ku banon në Korçë. Një lulishte që mesa duket ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të cilët nuk humbin rastin ta përgëzojnë.

I trishtë mbetet për të fakti se si ajo ka vazhduar “traditën” e luleve pas bashkëshortit të saj i cili nuk jeton më. Me lot në sy nënë Kimetja tregon se si vendosi të vijonte përkujdesjen mbi lulet e shumëllojshme. 

Ideja e kopshtit ka qënë e tim shoqi. I kishte shumë qejf trendafilat. Donte t’i hidhte pleh por u sëmur dhe u shtrua në spital. I thashë, t’ja hedh unë plehun luleve por më tha jo. Kur të dilte nga spitali do t’ja hidhte vetë. Pas 2-3 ditësh vdiq.

Nga ajo që më tha se do ta bënte vetë më ka shtyrë që të punoj më shumë në kopësht. Më pyesin në marr ilaçe dhe i përgjigjem se këto janë ilaçet e mia.

 

b.ha./Shqiptarja.com