Korçë, foristrada del nga rruga, plagosen rëndë dy bashkëshortët

1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
1 Qershor 2018, 14:36

Dy  bashkëshortë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, pranë fshatit Kuç.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, makina dyshohet se ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një parcelë.

Të plagosurit u dërguan në spital me plagë të rënda në trup.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

b.ha./Shqiptarja.com