Korçë, sekuestrohen 424 gr heroinë (FOTO)

Heroina e sekuestruar në Korçë

1 / 4

Heroina e sekuestruar në Korçë

2 / 4

Heroina e ndarë në 109 doza që iu gjet dy të arrestuarve

3 / 4

Fishekë dhe një sasi parash që iu gjetën dy të arrestuarve

4 / 4
14 Dhjetor 2018, 11:16

KORÇË - Policia e Korçës ka sekuestuar 423.8 gr lëndë narkotike heroinë, një sasi lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, 19 tableta metadoni, si edhe fishekë luftarakë. Policia njofton se në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë vijuar me kontrolle, si rezultat i të cilave, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë të Marsel Xhakollari, 34 vjeç (i dënuar më parë për "Vjedhje" dhe Ledion Metollari, 36 vjeç,(i dënuar më parë për "Vjedhje me dhunë", të dy banues në Korçë.

Gjatë kontrollit trupor që Policia ka ushtruar ndaj Ledion Metollarit, në lagjen nr 6, (në hyrje të banesës së shtetasit M.Xh) iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë.

b.ha./Shqiptarja.com