Korçë, u dhunua barbarisht në darkë, 56 vjeçari gjendet i pajetë në orët e para të mëngjesit

Vendi ku u dhunua i moshuari

1 / 16

Vendi ku u dhunua i moshuari

2 / 16

Vendi ku u dhunua i moshuari

3 / 16

Vendi ku u dhunua i moshuari

4 / 16

Vendi ku u dhunua i moshuari

5 / 16

Vendi ku u dhunua i moshuari

6 / 16

Vendi ku u dhunua i moshuari

7 / 16

Vendi ku u dhunua i moshuari

8 / 16

Vendi ku u dhunua i moshuari

9 / 16

Vendi ku u dhunua i moshuari

10 / 16

Vendi ku u dhunua i moshuari

11 / 16

Vendi ku u dhunua i moshuari

12 / 16

Vendi ku u dhunua i moshuari

13 / 16

Vendi ku u dhunua i moshuari

14 / 16

Vendi ku u dhunua i moshuari

15 / 16

Vendi ku u dhunua i moshuari

16 / 16
24 Gusht 2018, 09:50

Korçë- Trupi i pajetë i një 56-vjeçari është gjetur në lagjen nr.8 në Korçë. Novruz Shyti, 56 vjeç, është personi që është gjetur në banesën e tij i pajetë. Rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm, vëllai i tij e ka pikasur që ishte i vdekur dhe ka njoftuar policinë.

Report Tv mëson se mbrëmjen e djeshme, Shyti ka qenë i shoqëruar me dy persona të tjerë, njëri prej tyre, i identifikuar si Emiljano Nafizi.

Burimet bëjnë me dije se Shyti është konfliktuar me Nafizin, i cili e ka qëlluar disa herë me grushte dhe sende të forta, duke e dhunuar barbarisht Shytin.  Mësohet se Shyti dhe Nafizi mblidhnin çdo ditë së bashku kanaçe. Pas sherrit me Nafizin, Novruz Shyti ka shkuar në banesën e tij në gjendje të alkoolizuar.

Fqinjët kanë thënë se Shyti ka qenë konsumator i rregullt i alkoolit. Ai jetonte së bashku me të vëllain e tij në një banesë në Korçë. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërkohë që pritet ekspertiza për të mësuar shkakun e vdekjes. Dyshohet se 56-vjeçari mund tëketë humbur jetën, por ende nuk është e konfirmuar.

b.ha./Shqiptarja.com