Mborje, foto nga vendi i ngjarjes ku u vra pronari i një dyqani (FOTO)

Shenjat e gjakut ne vendin ku ndodhi ngjarja

1 / 13

Trupi i viktimës në vendin e ngjarjes

2 / 13

Viktima Flamur Duci

3 / 13

Shenjat e gjakut ne vendin ku ndodhi ngjarja

4 / 13

Viktima Flamur Duci

5 / 13

Makina funerale pranë vendit të ngjarjes

6 / 13

Motra e viktimës në lot

7 / 13

Mbesa e viktimës në lot

8 / 13

Foto pranë vendit të ngjarjes

9 / 13

Foto pranë vendit të ngjarjes

10 / 13

Policia në vendin e ngjarjes

11 / 13

Policia në vendin e ngjarjes

12 / 13

Foto pranë vendit të ngjarjes

13 / 13
19 Dhjetor 2019, 10:20

KORÇË- Pronari i një lokali në fshatin Mborje në Korçë është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët e tij rreth orës 07.15 të mëngjesit të sotëm. Flamur Duci, 45-vjeç është gjetur pranë lokalit të tij ky dyshohet se është vrarë nga dy persona që i kanë zënë pritë në afërsi të lokalit rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.

Atij i janë gjetur plagë në trup të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet prerës si dhe disa djegie. Mësohet se viktima njihej si njeri i rregullt dhe joproblematik.

Policia njofton se grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.

"Më datë 19.12.2019, rreth orës 07.15, jemi njoftuar se në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët, shtetasi F.D., rreth 45 vjeç.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

b.ha./Shqiptarja.com