KORÇË- Ditën e sotme rreth orës 01:00 të mëngjesit, ka rënë zjarr në një pikë karburanti jashtë funksionit në fshatin Velitërnë.
Fillimisht zjarri ka rënë në një kamion, në pronësit të V.B., 50 vjeç, dhe më pas ka përfshirë një autoveturë, e cila ka qenë e parkuar pranë karburantit.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë ketë ndodhur për shkaqe aksidentale, megjithatë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Maliq
Informacion paraprak.
Më datë 07.11.2018, rreth orës 01:00, jemi njoftuar se në fshatin Velitërnë, ka rënë zjarr në një pikë karburanti, aktualisht jashtë funksionit.
Nga veprimet e para, rezulton se zjarri ka rënë në një mjet tip kamion me targë AA098 RE, në pronësi të shtetasit V.B, 50 vjeç, banues në Tiranë, si edhe në një autoveturë, të cilat kanë qenë të parkuara dhe për pasojë janë djegur plotësisht.Dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.












